Saturday, 16. May 2026
Sport

Kasano analizon Milanin: Leao problem, Teo do më shumë para

GS 29/08/2024 1 Min. Lesezeit

Antonio Kasano nuk i përmban kritikat për Milanin e Foneskës që e ka nisur sezonin në mënyrën më të keqe. Ish-fantazisti i jep pesë ndeshje kohë trajnerit, ndërkohë që pati një koment të veçantë për dy yje kuqezi si Rafael Leao dhe Teo Hernandez.

kasano

“Leao është problem. Më kujtohet shembulli i Barcelonës së Ronaldinjos, sepse gjithçka ishte e lehtë kur braziliani shkëlqente, megjithatë e gjithë skuadra haste vështirësi kur ai nuk bënte detyra mbrojtëse. Nëse Leao dëshiron të luajë kështu, duhet të jetë gjithmonë vendimtar.

Leao nuk di të godasë në portë, ai nuk e di se çfarë do të thotë të dish të luash futboll. Po Teo çfarë problemi ka? Dëshiron të largohet? A do më shumë para? Në këto dy ndeshje ishte faji i tij te goli i Zapatës, ndaj Parmës të dy golat janë faji i tij. Çfarë problemi ka?”, deklaroi Kasano.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: