Trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez, ka përfshirë Cristiano Ronaldon në listën e skuadrës për dy ndeshjet e para të Ligës së Kombeve. Martinez shpalli sot listën e lojtarëve të përzgjedhur për ndeshjet në shtëpi kundër Kroacisë më 5 shtator dhe Skocisë më 8 shtator.
39-vjeçari Ronaldo, i cili tani luan për Al Nassr, po vjen nga një kampionat evropian zhgënjyes në Gjermani, ku nuk shënoi asnjë gol ndërsa Portugalia u eliminua me penallti kundër Francës në çerekfinale.
Martinez tha se pas Euro 2024 ekipi i tij po fillon “një cikël të ri për Kupën e Botës 2026”. Ronaldo do të jetë 41 vjeç kur të fillojë Kupa e Botës në Amerikën e Veriut.
Lojtari i Milanit, Rafa Leao, është gjithashtu në mesin e atyre që janë thirrur për ndeshjen e dyfishtë të Portugalisë në Ligën e Kombeve.
Kjo është lista e lojtarëve të thirrur:
Portierë: Diogo Costa (Porto), Josè Sá (Ëolverhampton), Rui Silva (Real Betis).
Mbrojtës: Rúben Dias (Manchester City), António Silva (Benfica), Renato Veiga (Chelsea), Gonçalo Inacio (Sporting), Tiago Santos (Lille), Diogo Dalot (Manchester United), Nuno Mendes (Paris Saint-Germain), Ne ‘lson Semedo (Ëolverhampton).
Mesfushorë: João Palhinha (Bayern Munich), João Neves (Paris Saint-Germain), Vitinha (Paris Saint-Germain), Bruno Fernandes (Manchester United), Bernardo Silva (Manchester City), Rúben Neves (Al-Hilal), João Felix (Chelsea), Francisco Trincão (Sporting), Pedro Gonçalves (Sporting).
Sulmues: Rafael Leão (Milan), Geovany Quenda (Sporting), Pedro Neto (Chelsea), Cristiano Ronaldo (Al Nassr), Diogo Jota (Liverpool).