Xhiroja e katërt e Ligës së Parë na sjell në Tetovë përballjen me Pelisterin e Manastirit.
Pas triumfit të shënuar në Strumicë kundër AP Brera-s (2:0), atmosfera në kampin e Shkendijes është e shkëlqyer. Me këtë fitore, Shkëndija u pozicionua në krye të tabelës me 7 pikë (2 fitore dhe 1 barazim), dhe do të kërkojë të vazhdojë serinë pozitive në këtë takim të radhës.
“Pelisteri, një ekip me traditë të gjatë në futbollin maqedonas, është rikthyer këtë vit në Ligën e Parë.
Në tri ndeshjet e para të sezonit, ata kanë grumbulluar 4 pikë (1 fitore, 1 barazim, dhe 1 humbje).
Megjithëse me rezultate të ndryshme deri tani, Pelisteri mbetet një ekip që gjithmonë kërkon të sfidojë dhe të bëjë surpriza.
Në Tetovë pritet një atmosferë e bukur, me tifozët që pritet të mbështesin Shkëndijën për të vazhduar në rrugën drejt titullit. Kjo ndeshje do të jetë një test i rëndësishëm për të dy ekipet, dhe kuqezinjtë janë të vendosur për të marrë tri pikët përpara tifozëve tanë.
Ndeshja do të luhet në stadiumin e qytetit në Tetovë të shtunën, më 31 gusht, me fillim nga ora 16:00”, njofton klubi kuqezi.