Saturday, 16. May 2026
Sport

Gjendet e vdekur në shtëpi volejbollistja 29-vjeçare

GS 30/08/2024 1 Min. Lesezeit

Volejbollistja portorikane Pilar Marie Victoria Lopez u gjet e vdekur në banesën e saj në Bursa në Turqi.

29-vjeçarja nuk u paraqit në stërvitjen e mëngjesit të Nilufer Belediyespor dhe shoqet e skuadrës u shqetësuan dhe nisën ta telefonojnë.

Image

Pasi nuk u përgjigjej telefonatave ato shkuan në banesë, ku e gjetën të vdekur.

Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur dhe ekspertiza mjeko-ligjore do të jetë ajo që do të hedhë dritë mbi ngjarjen.

Pilar ka lindur në vitin 1995 dhe ishte anëtare e Kombëtares së Puerto Rikos.

Volejbollistja luajti për Beziers Angels në Francë dhe më pas u transferua në Nilufer Belediyespor të Turqisë.

Pas ngjarjes së rëndë, prokuroria e Bursës ka nisur hetimet.

Teilen: