Saturday, 16. May 2026
Sport

Mungon vetëm zyrtarizimi, Bajrami transferohet te Rangers

GS 30/08/2024 1 Min. Lesezeit

Drejtori sportiv i Sassuolos, Giovanni Carnevali, njofton se Nedim Bajrami do të transferohet në Skoci te Rangers për 4 milionë euro.

Mesfushori i kombëtares shqiptare Bajrami është në prag të bashkimit me Rangers me një marrëveshje të përhershme prej 4 milionë eurosh nga skuadra e Serisë B, Sassuolo.

“Është duke u finalizuar, por ende nuk është bërë zyrtare.

Ne jemi duke punuar për të. Unë mendoj se do të arrijmë një marrëveshje së shpejti,

“tha drejtori i Sassuolo Carnevali për Sky Sport Italia të premten në mbrëmje.

Teilen: