Saturday, 16. May 2026
Sport

Brightoni shtang edhe Arsenalin, nuk ka fitues në “Emirates”

GS 31/08/2024 1 Min. Lesezeit

Dita e tretë e Premier Ligës hapet me barazimin 1-1 mes Arsenalit dhe Brighton, që u mundëson të dy skuadrave të ngjiten në vendin e parë me 7 ndërsa presin Mançester Sitin dhe Liverpulin, që të luajnë ndeshjet respektive.

Në “Emirates”, “topçinjtë” kaluan në epërsi në minutën e 38-të me Havertz, por në fillimin e pjesës së dytë Rice u largua nga fusha me karton të kuq.

Miqtë shfrytëzuan rastin për t’u përgjigjur me goditjen e Joao Pedro-s në minutën e 58-të: ku ishte goli i parë i pësuar nga skuadra e Artetës në kampionat. Pavarësisht përpjekjeve nga të dyja skuadrat, ndeshja mbyllet në barazim 1-1.

Teilen: