Java e dytë e Bundesligës dhe gjysmë hapi i gabuar për Borussia Dortmundin. Verdhezinjtë u munduan më shumë nga ç’pritej ndaj Ëerder Bremenit dhe iu desh të kënaqeshin me një 0-0, pasi mbetën edhe me dhjetë lojtarë për shkak të përjashtimit të Schlotterbeck.
Wolfsburg fitoi ndaj Kiel (2-0) dhe Eintracht Frankfurt ndaj Hoffenheim (3-1), si dhe Borussia Monchengladbach, që mundi Bochum 2-0. Nndërkohë, Stuttgart dhe Mainz barazuan 3-3.