Saturday, 16. May 2026
Sport

VIDEO/ Përmbysje dramatike e Napolit, Lukaku futet nga stoli dhe debuton me gol

GS 31/08/2024 2 Min. Lesezeit

Napoli arriti një përmbysje dramatike ndaj Parmës me rezultatin 2-1 në duelin e vlefshëm për javën e tretë të Serisë A. Miqtë gjetën të parët rrugën e rrjetës me anë të Boni në minutën e 19-të. Sulmuesi i Parmës u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, teksa pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-1. 

lukaku

Në fragmentin e dytë të lojës, trajneri Konte hodhi në fushë Spinacolën dhe Lukakun që gatuan golin e barazimit. Sulmuesi belg debutoi kështu me gol, duke tundur rrjetën në minutën 90+2, ndërkohë që për golin e përmbysjes mendoi Anguisa në minutën e 90+6 pas asistit të David Neres. 

Me këtë fitore Napoli u ngjit në kuotën e 6 pikëve, ndërkohë që duelin e radhës do e luajnë në transfertë ndaj Kaljarit. Në krahun tjetër Parma do të presë Udinezen.  

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

Për sa i përket 2 sfidave të tjera të Serisë A të zhvilluara në orën 18:30, Empoli i Ismajlit barazoi 1-1 në transfertë ndaj Bolonjës, ndërkohë që Leçe e Ramadanit dhe Berishës fitoi 1-0 ndaj Kaljarit.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: