• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Serie A/ Lazio dhe Milani ndajnë pikët në ‘Olimpico’

01/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Milani barazoi 1-1 në transfertë me Lazion në kuadër të javës së tretë në Serie A.

Kuqezinjtë kaluan fillimisht në avantazh me anë të Strahinja Pavlovic i cili me kokë shënoi për rezultatin 1-0.

Me këtë rezultat përfunduan 45 minutat e para të këtij takimi.

Në pjesën e dytë, Lazio arriti që të barazojë shifrat në 1-1 me anë të Taty Castellanos i cili luftoi fortë në mesin e disa lojtarëve për të shënuar.

Nuk vonoi shumë dhe vendasit e gjetën edhe golin e rikthimit, këtë herë me anë të Boulaye Dia i cili shënoi për 2-1 duke finalizuar një aksion bukur të ndërtuar.

Gjithsesi ky gol nuk bëri që Milani të dorëzohej dhe ata u rikthyen sërish në lojë, duke barazuar rezultatin në 2-2 me anë të të inkuadruarit në pjesën e dytë Rafael Leao.

Deri në fund nuk pati më ndonjë rast shënimi për ndonjërën prej skuadrave dhe të dyja u desh që të pajtoheshin me nga një pikë.

Milani kështu ende nuk ka arritur që ta sigurojë fitoren e parë në edicionin e ri të Serie A, pasi tani numërojnë vetëm dy pikë pas dy barazimeve dhe një humbje.

 

 

Next Post

Futbolli në zi/ Ish-mbrojtësi i Premier League humb jetën në moshën 39-vjeçare

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.