Saturday, 16. May 2026
Sport

Tirana ndeshet me Egnatian

GS 01/09/2024 1 Min. Lesezeit

Mbrëmjen e sotme do të luhen dy ndeshjet përmbyllëse të javës së 3-të të “Abissnet Superiore”.

Sfida mjaft interesante dhe emocionuese, do të zhvillohen në aksin Durrës – Elbasan.

Dinamo do të përballet me Elbasanin, një sfidë mjaft e bukur dhe tërheqëse. Ndeshja që do të zhvillohet në “Elbasan Arena”, por me dinamovitët pritës, do të startojë në orën 20:00.

Po në këtë orë, në Durrës do të luajnë Tirana me Egnatian. Bardheblutë janë pritës edhe pse sfida zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana”. Një ndeshje tjetër interesante, me ekipe elitare që kërkojnë 3 pikët.

Teilen: