14’ – E pafat Besa, Stafa godet nga distanca por gjuajtja e tij ndalet në shtyllë
11’ – Minuta të mira për kavajasit, që sulmojnë në kërkim të golit të avantazhit
7’ – Besa jep shkëndijën e parë të sfidës. Mazrekaj tenton portën nga distanca, por gjuajtja e tij përfundon jashtë
1’ – Nis ndeshja në Rrogozhinë
Pas fitores në ndeshjen e parë përballë Valbonës, Besa kërkon një tjetër trepikësh në kampionat përballë Korabit në “Egnatia Arena”.
Ndeshja Besa-Korabi, që do të transmetohet drejtpërdrejt në orën 17:00 në RTSH Sport, do të mbyllë javë e dytë të Kategorisë së Parë. Takimin mund ta ndiqni edhe në kanalin e RTSH në “Youtube”.
Formacionet zyrtare:
Besa: Mehidri, Mkhululi, Spahiu, Mert Han, Abdulai, Mazrekaj, Nurja, Oliveira, Stafa, Frasheri, Goxha. Trajner: Mirel Josa
Korabi: Qyrani, Paplekaj, Sina, Andoni, Kryemadhi, Shehu, Reçi, Cema, Kurti, Mziu, Lilaj. Trajner: Agim Canaj