• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Start” prej bomberi, Vlahoviç: Kjo Juve do të shkojë larg, Mota është një mjeshtër

01/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Dushan Vlahoviç është lojtari që ka shënuar më shpesh më shumë se një gol në Serie A në gjashtë sezonet e fundit (që nga 2019/2020): 18, përpara Lautaro Martinez 17 dhe Çiro Imobiles 16. Serbi ka shënuar gjashtë gola në Serie A kundër Veronës, ndaj asnjë skuadre nuk ka më shumë (6 edhe kundër pesë rivalëve të tjerë).dusan-vlahovic-juventus-2022-1649683282-83555Ndërkohë, është edhe lojtari që ka shënuar më shumë në Serie A gjatë vitit 2024: 12, të paktën tre më shumë se çdo lojtar tjetër. 24-vjeçarit i interesojnë pak statistikat siç ka deklaruar në një intervistë për televizionin e klubit.

Sikur po keni një qëndrim tjetër këtë sezon…

Por sigurisht që po luajmë një lojë ndryshe, kjo nuk do të thotë viti i kaluar ka pasur problem. Jo për gjë, por bëmë mirë duke fituar Kupën e Italisë e me pak fat mund të kishim bërë edhe më tepër. Kundër Komos nuk shënova dot, isha i pafat ndërsa me Veronën erdhën dy gola, por mbi të gjitha jam i lumtur për skuadrën, si e interpretuam ndeshjen, qëndrimi dhe këto janë gjëra themelore. Edhe rezultati është pasojë e punës sonë.

Gol i juaji apo i Savonës?

Mbi të gjitha e përgëzoj, ishte ndeshja e tij e parë si titullar. Ai gjithashtu shënoi një gol, morëm tri pikët dhe jam i lumtur për të, për ekipin dhe për tifozët. Savona është një djalë i jashtëzakonshëm, është integruar shumë mirë në grup dhe po punon shumë mirë, ia tregova golin sepse nuk më dukej sikur e kishte prekur pavarësisht se nga televizori duken disa kënd ku dallohet prekja ime. Në fushë nuk ndjeva asgjë.

Dopietë dhe lojtari më i mirë i ndeshjes. Sa mund të bëjë Vlahoviçi në këtë sezon?

Pavarësisht nëse shënoj apo jo ndryshon pak, e rëndësishme është që skuadra të marrë rezultat. Për fat shënova me Veronë, por unë gjithmonë kam qenë dhe do të jem në dispozicion për të bërë gjithçka që më kërkohet.

Çfarë ka ndryshuar në krahasim me të kaluarën?

Asgjë, po punoj si më parë, jemi në fillim të sezonit, kemi edhe 36 ndeshje të tjera dhe duhet të vazhdojmë kështu që të mendojmë të arrijmë diçka.

Keni folur me Kiezën dhe Gonzalezin?

Jam takuar me Nikon disa herë, duke u stërvitur në periudha. Nuk kam folur shumë ama. Le të shpresojmë që të më japë shumë asiste. Sa për Kiezën, mbetet një mik të cilit i uroj më të mirat.

Juventusi ka ndryshuar shumë, sa po ndryshoni?

E prisja këtë lëvizje, gjithmonë kemi pasur lojtarë të fortë, nuk kam pasur asnjë dyshim, nga sot po mendojmë tashmë për Romën, duhet të punojmë gjithmonë në maksimumin tonë me qëndrimin e duhur.

Si ia dolët të jeni kaq gati, pavarësisht se luanit me kaq shumë të rinj në fushë?

Po punojmë shumë, kemi një trajner me stil tjetër pa i hequr asgjë punës së trajnerit Alegrit, me të cilin fituam Kupën e Italisë. Me Thiago Motën, megjithatë, qëndrimi ynë ka ndryshuar, tani duhet të bashkohemi dhe të bashkohemi edhe më shumë, sepse gjërat e mëdha nisin nga dhoma e zhveshjes dhe uniteti i ekipit.

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Ferrari në festë, Leclerc fiton në Monza

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.