Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve të Superligës së Kosovës në futboll.
Në Therandë, ekipi i Gjilanit shkoi në pushim me avantazhin minimal 1-2 ndaj Suharekës, shkruan GazetaBlic Sport.
Robert Rrahmani e Jarovic realizuan për ekipin e Nuhiut, teksa Zeka realizoi për vendasit. Vlen të ceket se Kushtrim Shabani i Gjilanit u ndëshkua me karton të kuq pas 43 minutave lojë.
Në ndeshjen tjetër, Malisheva dhe Ballkani shkuan në pushim me rezultatin e barabartë 1-1.
Prekazi realizoi golin e avantazhit për Malishevën, teksa Adetunji barazoi gjithçka më pas. Edhe në këtë duel kishte karton të kuq. Brruti e la ekipin e tij me 10 lojtarë krejt në fundin e pjesës së parë.
/GazetaBlic Sport