• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Malisheva dhe Suhareka shënojnë fitore të bujshme në Superligë

01/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Superliga e Kosovës vazhdon të ofrojë spektakël, e ku në ndeshjet e xhiros së katërt, Malisheva dhe Suhareka dolën fitimtare në përballje dramatike ndaj Ballkanit, përkatësisht Gjilanit.

Në stadiumin “Liman Gegaj,” Malisheva befasoi kampionin në fuqi, Ballkanin, duke triumfuar me rezultat 3:2. Malisheva kaloi në epërsi që herët, kur Arbër Prekazi shënoi me kokë në minutën e 14-të, por Ballkani barazoi në minutën e 28-të me golin e Sunday Adetunjit, i asistuar nga Queven Inacio. Ndeshja mori një kthesë të papritur në fund të pjesës së parë kur Etnik Brruti i Malishevës u përjashtua me karton të kuq, duke e lënë skuadrën vendase me një lojtar më pak.

Megjithatë, edhe me këtë disavantazh numerik, Malisheva tregoi forcë dhe vullnet. Në pjesën e dytë, Drilon Hazrollaj shënoi për epërsinë e dytë në minutën e 61-të, ndërsa Fatjon Bunjaku rriti avantazhin në 3:1 në minutën e 73-të. Ballkani arriti të shënojë një gol të vonshëm me Queven Inacion në minutën e 91-të, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të shmangur humbjen.

Në një tjetër ndeshje emocionuese, Suhareka përmbysi Gjilanin duke fituar me rezultat të ngushtë 3:2. Ndeshja nisi me dy gola të shpejtë, ku Robert Rrahmani shënoi për Gjilanin në minutën e 15-të, por Mevlan Zeka barazoi për Suharekën vetëm dy minuta më pas. Gjilani rifitoi avantazhin në minutën e 38-të me një gol të Senad Jaroviqit, por u gjend në vështirësi të mëdha pas përjashtimit të Kushtrim Shabanit në minutën e 42-të, duke mbetur me një lojtar më pak.

Suhareka e shfrytëzoi këtë mundësi dhe barazoi rezultatin në minutën e 80-të me golin e Nikola Stepoviqit, përpara se Arvanit Rexhaj të shënonte golin vendimtar në minutën e 86-të, duke i dhënë Suharekës një fitore të rëndësishme.

Next Post

VIDEO/ Dyshja Dias-Salah bën ligjin në “Old Traford”, Liverpuli mposht Junajtidin dhe merr fitoren e tretë radhazi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.