• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Perla e Mazrekajt mposht Korabin, Besa ngjitet në krye të renditjes

01/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Besa dominon sfidën ndaj Korabit, por duhet një supergol i Mazrekajt, që ti japë tre pikë skuadrës së Josës. Kavajasit fitojnë 1-0 në “Egnatia Arena” dhe ngjiten në krye të renditjes së Kategorisë së Parë (bashkë me Vorën) me pikë të plota pas 2 ndeshjeve të luajtura.

89’ – Korabi me 10 lojtarë, Andoni ndëshkohet me karton të kuq

85’ – Mazrekaj shënon një supergol direkt nga goditja e këndit. Zhbllokohet ndeshja në Rrogozhinë, Besa kalon në avantazh

75’- Mazrekaj godet portën nga një goditje standarde, pret Qyrani

70’ – Dominim total i Besës, por mungon goli. Korabi mbrohet mirë

55’- Besa pranë golit të avantazhit, Spahiu nuk gjen kuadratin

54’ – Mazrekaj sërish nga distanca, por gjuajtja e tij përfundon jashtë

48’ – Goxha shënon për Besën, por anulohet goli pasi lojtari kavajas ka prekur topin me dorë

46’ – Fillon pjesa e dytë

Mbyllet në barazim pa gola 0-0 pjesa e parë në “Egnatia Arena” mes Besës dhe Korabit. Dominim total i skuadrës kavajase, vetëm goli i mungon Besës në këto 45 minuta të para

40’ – Tjetër rast i artë për Besën, Qyrani i mohon golin Stafës

36’ – Besa pranë golit, Qyrani grushton në këndore gjuajtjen e Goxhës

35’- Besa zotëron topin dhe dominon lojën, por pa arritur që të gjejë rrugën e rrjetës

23’- Dominim total i Besës, vetëm goli mungon për kavajasit

14’ – E pafat Besa, Stafa godet nga distanca por gjuajtja e tij ndalet në shtyllë

11’ – Minuta të mira për kavajasit, që sulmojnë në kërkim të golit të avantazhit

7’ – Besa jep shkëndijën e parë të sfidës. Mazrekaj tenton portën nga distanca, por gjuajtja e tij përfundon jashtë

1’ – Nis ndeshja në Rrogozhinë

Pas fitores në ndeshjen e parë përballë Valbonës, Besa kërkon një tjetër trepikësh në kampionat përballë Korabit në “Egnatia Arena”.

Ndeshja Besa-Korabi, që do të transmetohet drejtpërdrejt në orën 17:00 në RTSH Sport, do të mbyllë javë e dytë të Kategorisë së Parë. Takimin mund ta ndiqni edhe në kanalin e RTSH në “Youtube”.

Formacionet zyrtare:

Besa: Mehidri, Mkhululi, Spahiu, Mert Han, Abdulai, Mazrekaj, Nurja, Oliveira, Stafa, Frasheri, Goxha. Trajner: Mirel Josa

Korabi: Qyrani, Paplekaj, Sina, Andoni, Kryemadhi, Shehu, Reçi, Cema, Kurti, Mziu, Lilaj. Trajner: Agim Canaj

Next Post

“Old Trafford” hesht, është Liverpool-i

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.