Saturday, 16. May 2026
Sport

Seminar i suksesshëm për trajnerë, pjesëmarrje rekorde

GS 01/09/2024 1 Min. Lesezeit

Mbi 70 trajnerë të hendbollit morën pjesë në Seminarin Qendror që u zhvillua të shtunën e të dielën në Prishtinë.

Seminarin e organizoi Shoqata e Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës në bashkëpunim me Federatën e Hendbollit të Kosovës.

Ligjërues ishte eksperti i njohur kroat, Nenad Shoshtariq.

Ai ka përvojë të gjatë e shumë të suksesshme në hendbollin evropian. Ndër të tjera ka udhëhequr hendbollistet e Kroacisë drejt medaljes së bronztë në Evropianin 2020. E ka fituar edhe garën evropiane Challenge Cup, ndërsa lista e sukseseve të Shoshtariqit është e gjatë.

Shoshtariq shquhet edhe si ligjërues.

Trajnerët kosovarë të hendbollit kanë mundur të mësojnë shumë gjëra gjatë dy ditëve. Janë shtjelluar tema të shumta, në teori dhe praktikë.

Drejtuesit e Shoqatës së Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës janë shprehur shumë të kënaqur me pjesëmarrjen dhe rrjedhën e seminarit. Kanë thënë se asnjëherë nuk ka pasur interesim më të madh.

Seminari është zhvilluar në kuadër të shkollimit për trajnerë sipas RINCK Konventës].

Teilen: