• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bregu ndëshkon Elbasanin, Dinamo provon shijen e fitores

01/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Dinamo merr fitoren dhe pikët e para në kampionat. Pas dy humbjeve radhazi, “blutë” fitojnë 2-1 përballë Elbasanit, një sfidë të mbushur me emocione. Erion Xhafa debuton me fitore në krye të Dinamos, ndërsa Elbasani humbet një ndeshje, ku me atë që dha në fushë meritonte më shumë.

Akordohen 7 minuta shtesë

89’ – Penallti për Dinamon. Rosha pengohet në zonë dhe gjyqtari akordon 11-metrësh. Nga pika e bardhë godet Bregu, që shënon golin e avantazhit për blutë. Dinamo-Elbasani 2-1

84’ – Elbasani kërkon të shfrytëzojë këtë moment dhe superioritetin numerik, për të shënuar golin e dytë

77’ – GOOOOL. Barazohen shifrat. Musta shënon golin e barazimit për Elbasanin. 1-1, por Dinamo luan me 10 lojtarë

71’ – Verifikohet në VAR një ndërhyrje e gabuar e Gudiabit në mesfushë. Gjyqtari ndëshkon me të kuq lojtarin. Dinamo me 10 lojtarë në fushë

65’ – GOOOOOOL Zhbllokohet ndeshja në Elbasan. Dinamo kalon në avantazh falë një goli të shënuar nga Itodo Mandela. Dinamo-Elbasani 1-0

56’ – Rast i mirë për Dinamon, Zabërgja me kokë nuk arrin të shënjestrojë kuadratin

53’ – Rrezikon Elbasani me Lilën që godet me kokë, por gjuajtja e tij përfundon jashtë

48’ –Elbasani pretendon një penallti, pas pengimit të Lilës në zonë, por për gjyqtarin loja duhet të vazhdojë

46’ – Nis pjesa e dytë

Mbyllet në barazim pa gola (0-0) pjesa e parë mes Dinamos dhe Elbasanit.

45+2’ – Dinamo i afrohet golit me Zabërgjian, por gjuajtja e tij përfundon jashtë

40’ – Reagon Dinamo. Karamba godet nga distanca, grushton Totoshi.

38’ – Rast i artë për Elbasanin. Hila finalizon një aksion të bukur, por Sali ruan të paprekur portën e Dinamos

35’ – Luhet kryesisht në mesfushë, mungojnë rastet në portat respektive

27’ – Edhe Dinamo hedh sytë nga sulmi, por pa rrezikuar portën e Totoshit

20’ – Ka ritëm sfida. Skuadrat luajnë hapur dhe sulmojnë në kërkim të golit të avantazhit

13’ – Minuta të mira për Elbasanin, Musta tenton portën, por gjuajtja e tij përfundon jashtë

4’ – Sërish Elbasani me Gjonin, që nuk arrin të shfrytëzojë një gabim të mbrojtjes dinamovite

2’ – Elbasani jep shkëndijën e parë me Gjonin, por pret Sali

1’ – Nis ndeshja në “Elbasan Arena”

Dinamo sfidon AF Elbasanin në “Elbasan Arena” në sfidën që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH 2 në orën 20:00. “Blutë” kërkojnë pikët e para sezonale, ndërsa verdheblutë një tjetër rezultat pozitiv në “Abissnet Superiore”.

Formacionet zyrtare:

DINAMO: Sali, Muzek, Hoxha, Zabërgja, Gudiabi, Mandela, Vila, Karamba, Dita, Meksi, Lorran.

ELBASANI: Totoshi, Lulaj, Qaqi, Dros, De Melo, Kasa, Hasani, Hila, Musta, Lila, Gjoni

Next Post

Shkëmbi: Kemi mundësi të bëjmë më mirë, ja ku “çaloi” skuadra

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.