• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ballkani përshëndetet me trajnerin Ilir Daja

02/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

FC Ballkani është përshëndetur me trajnerin Ilir Daja, i cili dje u largua përfundimisht nga kampioni aktual i Kosovës.

Klubi nga Suhareka e falënderoi trajnerin shqiptar për kontributin e dhënë dhe për punën e bërë përmes një postimi në rrjetet sociale

“Për mbi dy vjet e gjysëm kemi rrugëtuar bashkë, me shumë punë, suksese, shumë trofe e përjetime të mëdha.

Tifozë të dashur, pavarësisht se në vazhdimësi kemi qenë të dakorduar për të vazhduar edhe më tej bashkë, tashmë ish-timonjeri ynë ka konsideruar se nuk ka më shumë çfarë të jap për klubin tonë.

FC Ballkani është klub i madh dhe duke qenë i tillë, do ta bëj zgjidhjen e duhur edhe në krye të shtabit teknik, gjithmonë me të njejtat ambicie e objektiva, në ndjekje të çdo trofeu.

Kurse ecuria e Ballkanit me trajnerin Daja në krye të skuadrës, do të mbetet etapë shumë e rëndësishme e historisë tonë.

Faleminderit kampion!“ shkroi klubi Portokall e zi

Tiranasi Daja ka shkruar histori në futbollin kosovar ku gjatë kësaj kohe,Daja fitoi tre tituj kampioni, një Kupë të Kosovës dhe një Superkupë të Kosovës, ndërsa e udhëhoqi Ballkanin dy herë radhazi në grupet e Ligës së Konferencës.

Next Post

710 ndeshje për Bajernin, Tomas Myler: Më interesonte vetëm fitorja

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.