Po tani çfarë do të ndodhë me Teo Hernandez dhe Rafael Leao pasi qëndruan larg shokëve gjatë ndalesës së lojës për shkak të temperaturës? Imazhi i fortë i qëndrimit mënjanë të dyve në krahun e kundërt të fushës gjatë pushimit të ftohjes ndaj Lacios, ndërsa Fonseka i shpjegoi lëvizjet skuadrës në kuadër të ndeshjes finale, pashmangshmërisht bëri bujë te tifozët por jo vetëm.
Nga ajo që filtron në klubin kuqezi, shpjegon “Gazzetta dello Sport”, është se nuk do të merret asnjë masë disiplinore apo ekonomike, edhe sepse tani të dy do t’u përgjigjen thirrjeve nga ekipet e tyre përkatëse dhe do të ishte e kotë të zvarritet çështja për gjithë kohëzgjatja e pushimit, në fund të së cilës ndër të tjera do të jetë një ndeshje relativisht e butë si Venecia por që më pas do të pasohet nga Liverpul dhe derbi ndaj Interit. Megjithatë, të dy lojtarëve u është bërë e qartë se nuk do të tolerohen më sjellje të tilla.
Ndërkohë, situata e trajnerit Fonseka nuk është ndër më të mirat, pasi Milani është shumë larg çdo pritshmërie të mundshme në startin e kampionatit. Tifozët janë të pakënaqur dhe ekspertët kanë kritikuar lojën e ekipit, por Klubi i sheh gjërat ndryshe. Të njëjtat burime sqarojnë se Milani i ka shprehur besimin e plotë Fonsekës dhe drejtuesit i kanë bërë të qartë se nuk kanë në plan të bëjnë ndryshime në drejtimin e skuadrës, të paktën për momentin.
PANORAMASPORT.AL