Saturday, 16. May 2026
Sport

Lautaro në Argjentinë: Jam në gjendje perfektë

GS 02/09/2024 1 Min. Lesezeit

Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez ka komentuar pas mbërritjes së tij në Argjentinë për t’iu përgjigjur thirrjes së trajnerit Lionel Scaloni në funksion të përballjes së dyfishtë, kundër Kilit dhe Kolumbisë për kualifikueset e Botërorit 2026, një kompeticion që Seleccion do të luajë si kampion fuqi.

“Çdo thirrje është e veçantë, çdo grumbullim është i veçantë. Unë dua ta shijoj atë në maksimum si gjithmonë dhe të jap gjithçka për Seleccion, që është e veçantë për gjithçka. Kjo fanellë do të thotë shumë dhe është gjithmonë një kënaqësi për t’u veshur. Si ndihem fizikisht? Epo perfekt”, janë fjalët e Toros, i cili qetëson tifozët pas gjendjes jo të mirë të ditëve të fundit.

Teilen: