Saturday, 16. May 2026
Sport

E konfirmon trajneri Foda: Këta janë dy lojtarët që i mungojnë Kosovës në ndeshjet e shtatorit

GS 02/09/2024 1 Min. Lesezeit

Trajneri i kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka konfirmuar dy mungesat për dy ndeshjet e shtatorit ndaj Rumanisë dhe Qipros.

“Mirlind Kryeziu dhe Bernard Berisha mungojnë shkaku i lëndimeve”, ka thënë Foda në konferencën për shtyp.

Kujtojmë se Kosova do të luajë në “Fadil Vokrri” ndaj Rumanisë me 6 shtator, kurse tre ditë më vonë luan ndaj Qipros në udhëtim.

Këto ballafaqime zhvillohen në kuadër të Ligës së Kombeve.

/GazetaBlic Sport

Teilen: