Besfort Zeneli, futbollisti kosovar i Elfsborg ka refuzuar ftesën e kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet e muajit shtator.
Menaxheri i kombëtares së Kosovës, Bajram Shala ka konfirmuar në konferencën për shtyp se Zeneli ka refuzuar ftesën për këto dy takime, shkruan GazetaBlic Sport.
“Zeneli ka vendosur të mos na bashkohet në dy ndeshjet e shtatorit”, tha Shala.
Kujtojmë se Kosova luan ndaj Rumanisë me 6 shtator dhe me Qipron me 9 shtator, në kuadër të Ligës së Kombeve.
/GazetaBlic Sport