• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dardanët nisin përgatitjet anti-Rumani, lojtarët në formë dhe atmosferë e mirë në grup

03/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e para të edicionit të ri të Ligës së Kombeve me entuziazëm dhe përkushtim të madh.

Dardanët u rikthyen në kampin stërvitor me synime të qarta për një rrugëtim të suksesshëm në këtë edicion, ku gjithçka nis nw pwrballje me Rumaninw.

Në seancën e parë stërvitore, përzgjedhësi Franco Foda kishte në dispozicion 15 futbollistë, ndërsa lojtarët që zhvilluan ndeshje me klubet e tyre të dielën, u përqendruan në rigjenerimin në palestër.

Atmosfera në kampin dardan ishte jashtëzakonisht pozitive, e cila u theksua edhe më shumë me ardhjet e reja në skuadër si Elvis Rexhbeçaj, Fisnik Asllani dhe Eliot Bujupi, si dhe me rikthimin e Emir Sahitit pas një kohe të gjatë.

Stërvitja e parë u karakterizua pa ndonjë ngarkesë të madhe, me përzgjedhësin Foda që u fokusua në dhënien e udhëzimeve për strategjinë dhe taktikat që synon të zbatojë në fushë.

Para fillimit të stërvitjes, skuadra kreu edhe analizën e ndeshjes së fundit kundër Norvegjisë, për të nxjerrë mësimet e duhura dhe për të përmirësuar performancën e ekipit në ndeshjet e radhës.

Next Post

Bajram Shala ia mbyll përfundimisht dyert e Kombëtares, Donis Avdijajt

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.