Friday, 3. April 2026
Sport

Luis Suarez i jep fund karrierës tek Uruguai

GS 03/09/2024 2 Min. Lesezeit

Të premten Luis Suarez do ta luaj ndeshjen e fundit me përfaqësuesen e Uruguait.

37-vjeçari do ta luaj ndeshjen e 143-të për përfaqësuese.

Sulmuesi i njohur ka njoftuar se po i jep fund karrierës impresive me Uruguain.

Ai është golashënuesi më i mirë në histori të kësaj përfaqësueseje me 69 gola.

Suarezi ishte shumë emocional derisa e bërë këtë të ditur në një konferencë për shtyp në Montevideo.

“Të premten do të jetë ndeshja ime e fundit me përfaqësuese. Është diçka për të cilën kam menduar dhe që e kam analizuar. Është koha e duhur”, ka thënë Suarez.

Uruguai luan ndeshje me Paraguajin në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Suarezi ka thënë se do t’i qaset ndeshjes përshëndetëse me entuziazmin dhe pasionin e njëjtë të cilin e kishte kur debutoi në shkurt të vitit 2007.

Suarezi ka luajtur në katër Kupa të Botës, ka fituar Kupën e Amerikës 2011 dhe u shpall më i miri i atij turneu.

Ai ka thënë se largohet i qetë dhe i bindur se ka dhënë më të mirën.

Ka thënë se nuk i mbetet asgjë merak.

Suarezi ka bërë karrierë impresive edhe në nivel klubesh.

Teilen: