Juventus në krye të Serisë A, një zakon i lashtë thuajse i harruar. Shtatë pikë në tri javët e para, diçka që nuk ka ndodhur që nga titulli i fundit i Sarrit, 2019-2020.Por renditja nuk premton lumturi, sepse në gusht nuk fiton apo humb titujt. Krenaria e sapogjetur e Juventusit u fry nga ajo që u pa në Verona, e cila konfirmoi ndjesitë e mira të debutimit kundër Komos. Le të marrim golat që flasin qartë dhe gjithmonë tregojnë shumë. I pari. Lokateli, i cili vitet e fundit ishte “edukuar” për t’u rikthyer për të vepruar si një “sitë” përpara mbrojtjes, u riprogramua nga Tiago Mota. Mesfushori del përpara, i vjedh topin Dudës dhe ia servir atë Jildizit, i cili, me hirin e 10-shit të printuar në shpinë, pason për Vlahoviçin që shënoi. Ndaj Romës pati një hap prapa, por nuk duhet harruar edhe pesha teknike e rivalit.
MË SHUMË ZGJIDHJE
I pafat në debutimin e tij (shtyllë, jashtë loje…), Dushani e thyen akullin me dy herë. Goli i dytë, edhe më domethënës. Kambiazo, në atë rast, është mesfushor i majtë, ndërkohë që ndeshjen e ka nisur si anësor djathtë i treshen pas pykës (4-2-3-1). Por është që në fillim që është e centralizuar për të lejuar një qarkullim më të mirë. Kambiazo pasoi për Mbangula, zbulimi i ndeshjes së parë dhe ai kroson për Savonën, zbulimi i së dytës, që çon topin në rrjetë në shtyllën e largët. Le të përmbledhim ato që na thanë golat. Dy realizime të lindura në agresion, që vrapojnë përpara: është ndjenja më e thellë e revolucionit që po ndodh, shkëputja më radikale nga tre vitet e trishta të Alegrit. Të rinjtë: Savona befasues, 21 vjeç; Mbangula, i cili fitoi penalltinë për golin e tretë, 20; Jildiz, 19, por në listë janë edhe Ruhu e Angele që debutuan të hënën. Të rinjtë, nga natyra, vrapojnë përpara, janë të uritur për të ardhmen dhe janë të predispozuar për risi. Tiago kishte nevojë për shpirtin e tyre për të zhdukur të vjetrin dhe për të imponuar revolucionin. Prandaj i hodhi menjëherë në fushë. Dhe më pas: Savona nga zona e tij në atë të kundërshtarit, Kambiazo nga e djathta në të majtë, Kabal në projeksion të vazhdueshëm ofensiv. Sinjale të qarta që kjo Juve ka shumë zgjidhje.
NIVELI – Juve dikur ishte një skenë e lojtarëve të palëvizshëm që e donin topin në këmbë. Tiago ka thyer barrierat e roleve, si Rinus Miçels në vitet ’60 dhe ’70, kur secili kryen funksionin e tij në fushë. Te bardhezinjtë e Motës, tashmë mund të shihni ndjesinë e gëzueshme taktike që vitin e kaluar lumturoi Bolonjën, me një cilësi të shtuar: soliditetin dhe prakticitetin që është pjesë e ADN-së së “Zonjës së Vjetër”. Asnjë shfaqje narcizmi. Në 20 minutat e para, kur Verona, e nxitur nga fitorja ndaj Napolit, shtyu fort, Juve pati përulësinë për të pritur. Kur kishte nevojë të tërhiqej dhe të fillonte përsëri, e bëri. Në futbollin e Tiagos ekziston mundësia për të luajtur shumë ndeshje në të njëjtën ndeshje, por gjithmonë me synimin për të dominuar. Një rezultat i tillë transmeton vetëvlerësim dhe vetëdije te lojtarët. Kjo i bën ata të ndihen më të fortë, madje edhe në transfertë. Nuk është rastësi që të hënën pati një fitore e cila larg shtëpisë mungonte që nga janari (Leçe). Pas Leçes: 5 barazime dhe 3 humbje. I stërvitur për të mbuluar hapësira dhe për t’u mbrojtur, Juventusi i Alegrit ndihej i thyeshëm kudo. Juvja është rivali kryesor i Interit. Nuk ka dyshime.
REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL