Deklarata shumë të forta që me siguri do të shkaktojnë diskutime. Vinícius Jr. deklaroi se do të ishte më mirë që Spanjës, Portugalisë dhe Marokut tu hiqej organizimi i Kupës së Botës 2030 nëse vendi iberik nuk arrin të “evoluojë” në lidhje me çështjen e racizmit:
“Shpresoj që Spanja të mund të evoluojë dhe të kuptojë sa serioze është të fyesh një person për shkak të ngjyrës së lëkurës së tij nëse gjërat nuk përmirësohen deri në vitin 2030, mendoj se duhet të ndryshojmë vendin organizator të Kupës së Botës, sepse lojtarët nuk do të jenë rehat në një vend ku mund të përjetojnë racizëm; ”, tha braziliani në një intervistë për CNN.
Në këtë kuptim ai shpreson se do të bëhej gjithçka e mundur që gjërat të mund të ndryshonin: “Shumë njerëz në Spanjë, shumica, nuk janë racistë. Por ka një grup të vogël që përfundon duke ndikuar shumë në imazhin e një vendi. Më pëlqen të jem këtu, më pëlqen të luaj për Real Madridin, por do të doja të kisha kushtet më të mira për të jetuar me familjen time”.
Vinicius siguroi gjithashtu se ai dhe shokët e tij të skuadrës do të largohen nga fusha nëse dëgjojnë fyerje raciste këtë sezon: “Në klub tani flitet më shumë, njerëzit janë më të hapur për të folur për këtë problem. Nuk jam vetëm unë: të gjithë lojtarët kanë thënë se do të largohen nga fusha nëse do të ndodhë përsëri, kështu që të gjithë ata që na shajnë do të duhet të paguajnë shumë më tepër që gjërat të ndryshojnë sa më shpejt që të jetë e mundur.