Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova nuk do të largohet nga Lille këtë sezon por mund të jetë përforcimi i parë i Chelseat për sezonin 2025/26.
Bëhet e ditur se skuadra nga Londra ka shprehur interesim për Zhegrovën, i cili edhe këtë sezon ka vazhduar me formë të mirë tek Lille.
Madje, thuhet se Chelsea së shpejti do ta kontaktoj ekipin nga Franca dhe muajt në vazhdim do të jenë të rëndësishëm për të ardhmen e Zhegrovës.
Chelsea po synon të arrij marrëveshje me Lillen në janar, ndërsa transferimin e Zhegrovës ta kompletoj në verë, duke pasur parasysh se atij kontrata me francezët i skadon në vitin 2026.
Aktualisht, kartoni i Zhegrovës po vlerësohet rreth 20 milionë euro nga Lille kurse Chelsea ka për qëllim që shërbimet e tij ti siguroj për një kosto më të ulët.
25-vjeçari sezonin e shkuar ishte lojtari kryesor i Lillet ndërsa këtë sezon ka shënuar 4 gola në 5 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.
Para fillimit të këtij sezoni, ishin ekipet si Juventus, Milan e Manchester United që shprehën interesim për Zhegrovën por Lille vendosi ta mbajë.
Ai është pjesë e Lillet prej janarit të vitit 2022 kur iu bashkua nga skuadra e Baselit.