Mbrojtësi që ka luajtur shtatë ndeshje me Kombëtaren, Albi Doka është futbollisti më i ri i Skënderbeut të Korçës.
Mbrojtësi që ka luajtur shtatë ndeshje me Kombëtaren, Albi Doka është futbollisti më i ri i Skënderbeut të Korçës për tre vitet e ardhshme. Drejtori Ardi Gjançi ia ka dalë që të bindë mbrojtësin 27-vjeçar, i cili më herët ka veshur fanellat e Tiranës, Gorica, Honved dhe Ujpest.
Dokumentacioni për Dokën është plotësuar në kohë nga klubi korçar, i cili ka bërë të mundur që të regjistrojë mbrojtësin për sezonin e ri, duke shtuar cilësinë në ekipin e Ivan Gvozdenovic.
I dalë nga moshat e Tiranës, Doka shkëlqeu me bardheblutë dhe më pas provoi aventurën në Kroaci dhe Hungari, teksa bashkohet me Skënderbeun si një lojtar i lirë.