Drejtuesit e Bayern Munichut ishin “shumë të befasuar” që lojtari i tyre, Musiala nuk u nominua për Topin e Artë.
“Nuk pendohem për asnjë nga lojtarët e nominuar për Topin e Artë, por ne në Bayern jemi shumë të befasuar që Musiala mungon në këtë listë”, tha anëtari i bordit sportiv të Bayernit, Max Eberl, transmeton GazetaBlic Sport.
“Jamal ishte një nga lojtarët më të shquar në Euro 2024, u zgjodh në ekipin e turneut dhe ishte ndër golashënuesit më të mirë”, shtoi ai.
“Bayern gjithashtu arriti në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve falë paraqitjeve të shkëlqyera të Jamal. Fakti që ai tani nuk është as në mesin e 30 lojtarëve më të mirë të sezonit të kaluar është krejtësisht i pakuptueshëm për ne”, shtoi Eberle.
Lista e ngushtë për çmimin u zbulua nga France Football të mërkurën në mbrëmje, me fituesit që do të shpallen në një ceremoni në Paris më 28 tetor.
Sulmuesi Harry Kane është lojtari i vetëm i Bayernit në garë për çmimin, ndërsa Mathis Tell është nominuar për trofeun e Copa 2024 si një nga lojtarët e rinj më të mirë në botë.
Toni Kroos, i cili i dha fund karrierës së tij, mesfushori i Bayer Leverkusenit, Florian Wirtz dhe mbrojtësi Mats Hummels, i cili iu bashkua Romës këtë javë, përfaqësojnë Gjermaninë në listë.
“Në sytë tanë, Jamal është një nga lojtarët më magjepsës në futbollin ndërkombëtar me aftësi absolutisht të jashtëzakonshme, unike. Ne jemi shumë krenarë për atë që ai po bën për Bayernin dhe gjithashtu për ekipin kombëtar”, përfundoi Eberl.
/GazetaBlic Sport/