Java e katërt në Bon Voyage Superliga ka sjellur një ndeshje mjaftë interesante, në mes të Prishtinës dhe Llapit.
Ndeshja përfundoj baras, me rezultatin 2-2 edhe pse vendasit ishin duke kryesuar në pjesën e parë me rezultatin 1-0.
“U21 e Prishtinës nuk arritën fitoren e parë as pas ndeshjes së katërt, por një skuadër rishtas e krijuar dita ditës po e merr vetën dhe po komponohet mes veti.
Andaj edhe paraqitja e sotme kënaqi me lojë, megjithëse rezultati nuk ishte i kënaqshëm” thuhet në postimin e bardhekaltërve.