Dumitru Dragomir, ish-presidenti i Ligës Profesionale të Futbollit, ka komentuar ndeshjet e Rumanisë në Ligën e Kombeve.
Ai bëri një parashikim të guximshëm dhe deklaroi se kombëtarja rumune do të fitojë të gjitha ndeshjet në grupin e Ligës së Kombeve ku përfshihen Kosova, Qiproja dhe Lituania, transmeton GazetaBlic Sport.
“Nëse nuk e mundim Kosovën, Qipron dhe Lituaninë, do të thotë se jemi keq në futboll. Megjithatë, unë jam duke shkuar për fitore. Unë them që Rumania do t’i mundë të gjithë,” tha Dragomir për Fanatik.
Rumania do të përballet me Kosovën nesër me fillim nga ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
/GazetaBlic Sport/