Dueli mes Azerbajxhanit dhe Suedisë, ngriti siparin e Ligës së Kombeve në këtë edicion, ku kombëtarja mike e Suedisë triumfoi me rezultatin 1-3, në përballjen ku të gjithë golat u shënuan në pjesën e dytë.
Në minutën e 65-të, Isak tundi rrjetën, duke shënuar golin e parë, nuk vonoi shumë dhe në minutën e 71-të, Isak dyfishoi shifrat.
Suedezët nuk i mjaftuan me kaq, teksa në minutën e 80-të, gjetën golin e tretë me Gyokeres. Për golin e nderit te kombëtarja e drejtuar nga trajneri Santos mendoi futbollisti Dadashov në minutën e 82-të.