Sunday, 17. May 2026
Sport

De Bruyne kritikon FIFA-n për Botërorin e Klubeve: Paratë bëjnë ligjin!

GS 06/09/2024 1 Min. Lesezeit

Mesfushori i Belgjikës Kevin De Bruyne ka qenë kritik me FIFA-n për shkak të kalendarit të ngjeshur të këtij sezoni futbollistik. Madje pa përdorur shumë lojëra fjalësh ai akuzoi FIFA-n se kishte përpiluar kalendarin e ri duke u udhëhequr vetëm nga të ardhurat financiare.

“Mendoj se ky sezon do të jetë shumë i vështirë. Ndryshimi i formulës së Champions League ka ndikuar pasi janë shtuar ndeshjet. Gjithashtu edhe formula e Botërorit për Klube ka ndikuar në rritjen e numrit të dueleve në një sezon. Duhet ta pranojmë se paratë bëjnë ligjin sot”, tha De Bruyne. 

Teilen: