Sunday, 17. May 2026
Sport

Italia e nis me fitore sezonin e ri në Ligën e Kombeve, Belgjika leksion Izraelit

GS 07/09/2024 1 Min. Lesezeit

U luajtën mbrëmjen e sotme 6 sfidat e vlefshme për grupet e Ligës së Kombeve, ku u shënuan në total plot 15 gola.

Padyshim që vëmendja ishte te supersfida mes Francës dhe Italisë. Italia e ka nisur me fitore të madhe sezonin e ri në Ligën e Kombeve, pasi triumfuan 3-1 ndaj Francës.

“Gjelat” shënuan të parët me Barkola në sekondën e 13-të, ndërkohë që kombëtarja e Spaletit përmbysi mes spektaklit, duke triumfuar në fund me rezultatin 1-3, falë golave të Dimarkos, Fratezit dhe Raspadorit.  

Fitore po aq të thellë shënoi edhe Belgjika, që mposhti Izraelin, ku ndajnë kreun me italianët në Grupin A, përkatësisht Grupi 2.

Image

Teilen: