• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kjo mrekulli që u pa mbrëmë në Prishtinë, shqetëson mediat serbe

07/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mediat serbe janë aq të gërditshme me shkrime, aq të paskrupullta me shkrimet e tyre, aq shumë janë bë monotone edhe për vetë popullin serb në Serbi, duke trilluar lloj – lloj skenari në lidhje me shtetin e Kosovës. 

Mendësia serbe po vazhdon me propagandën e saj kundër shtetit të Kosovës. 

Pamfleti serb po kënaqet me fitoren e Rumanisë dhe madje ka numëruar një pakicë shtete që nuk e njohin Kosovën! 

“Së bashku me Spanjën, Qipron, Greqinë dhe Sllovakinë, Rumania ka treguar shtyllën kurrizore mes anëtarëve të Bashkimit Evropian. 

Prandaj, nuk është për t’u habitur që futbollistët e kësaj kombëtareje janë pritur si armiq të vdekshëm në ndeshjen e Ligës së Kombeve në Prishtinë”, shkarravit pamfleti serb.

Duket se mediat serbe krejt përqendrimin e paskan pas edhe në lëvizjen më të vogël në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, që të konsiderojnë si provokim e fyerje. Mediave serbe edhe mikpritja iu duket provokim. 

Ky soji i mediave serbe, a e kanë parë se çfarë shkruan Federata Rumune, e cila e falënderon për mikpritje Kosovën.

Mediave serbe edhe mikpritja iu duket provokim e fyerje.

Një mrekulli u pa në stadium, flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe kjo i ka shqetësuar mediat serbe sepse e dijnë mirë se kjo ushtri çlirimtare e mbrojti popullin dhe e çliroi Kosovën nga okupatori serb.

Ky farë pamfleti serb e quan terroriste UÇK-n e lavdishme.

“Flamur i UÇK-së është varur pas pankinës së kombëtares, një lojtar është goditur me shishe, huliganët kanë dalë disa herë në fushë dhe kanë ndërprerë ndeshjen. A do të reagojë UEFA për këtë, vetëm koha do ta tregojë”, shkruan në mënyrë skandaloze pamfleti serb.

Next Post

Manchester City, gati kontrata e re për Haaland

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.