Sunday, 17. May 2026
Sport

Kishin humbur vetëm ndaj Francës dhe Spanjës, Shqipëria U21 i dha shijen

GS 07/09/2024 1 Min. Lesezeit

Shqipëria U-21 ka marrë një fitore të madhe në transfertë ndaj Zvicrës U-21.

Kuqezinjtë fituan në shifrat 1-2 falë dy golave të Adrion Pajazitit.

Një tre pikësh historik për djemtë e Bushit që mundin një prej Kombëtareve më të mira në Europë.

Në tre vitet e fundit, Zvicra numëronte vetëm tre humbje pa llogaritur atë me Shqipërinë.

Helvetët kishin humbur vetëm ndaj Spanjës, Francës dhe Italisë.

Teilen: