• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Pedri: Flik është ndryshe, bën edhe rreshterin edhe shakaxhiun

08/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pedri Gonzalez (21 vjeç) ndihet shumë mirë në këtë fillim sezoni. Dëmtimi i shkaktuar nga ndërhyrja e Toni Krosit në Europian nuk e pengoi atë të arrijë në kohë për fillimin e sezonit të ri në La Liga në “Mestalla”.

pedri flik

Ai ka besimin e plotë të trajnerit Hansi Flik dhe lojtari nga ishujt Kanarie nuk ka ngurruar ta falënderojë trajnerin për rolin që i ka caktuar në skuadër. Pedri është pak si drejtor i orkestrës së Barçës. “Mbi të gjitha është shumë i afërt, është një trajner që i pëlqen të flasë me lojtarët. Ai përveç se është serioz, bën edhe shaka, nuk është aq serioz sa duket gjatë gjithë kohës. Na ndihmon shumë ne të rinjve. Por, është e qartë se kur gjërat duhet të merren seriozisht, gjithçka merret seriozisht”, deklaroi Pedri.

Ndërkaq, Pedri ka treguar dhe sekretin e Barcelonës së Hansi Flikut. “Jemi shumë mirë fizikisht, sepse po punojmë shumë më tepër se më parë. Mendoj se trajnerët fizikë që kanë ardhur po na bëjnë shumë mirë. Kemi punuar shumë dhe kjo duket në lojë. Skuadra nuk bie pas minutës së 70-të apo të 80- të, por ruan nivelin e saj fizik”, tha Pedri.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Keq, e më keq! Zhegrova, Muslija e Muric përjashtohen nga grumbullimi i Kosovës!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.