• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shqipëria shihet si favorite, por statistikat flasin ndryshe

09/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë hedhjes së shortit për Ligën e Kombeve, Gjeorgjia dukej rivali më i lehtë i mundshëm për Shqipërinë, por Evropiani dhe sfida e parë në këtë edicion vërteton të kundërtën, Gjeorgjia jo vetëm që nuk është rivali më i lehtë në Grupin B1, por Kvara me shokë shihen si favoritë në një kohë kur “çmontuan” Republikën Çeke me “poker” golash.

Gjeorgjia nuk ka qenë kurrë një rival komod për Shqipërinë, këtë e vërtetojnë edhe statistikat pasi në 15 përballje kemi fituar vetëm 3 herë, ndërsa 8 fitore kanë shkuar për Gjeorgjinë dhe 4 takime kanë përfunduar në barazim. Sigurisht histori tani është ndryshe pasi Shqipëria ka ndryshuar totalisht me Sylvinho-n në stol, një ekip me një potencial të jashtëzakonshëm. Në ambientin kuqezi të gjithë besojnë në një sukses përballë Gjeorgjisë, në fakt edhe kompanitë e basteve besojnë te Shqipëria pasi një fitore e mundshme e kuqezinjve vlerësohet me koeficientin 2,30, ndërsa një fitore e mundshme e Gjeorgjisë vlerësohet me 3,10. Pas xhiros së parë të dy ekipet kryesojnë me pikë të plota, për këtë arsye kjo shihet si një ndeshje mes dy ekipeve favorite për të fituar këtë grup.

Next Post

UEFA vendos Enea Jorgjin për duelin e Turqisë dhe i cakton një italian si ndihmës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.