Sunday, 17. May 2026
Sport

Ajeti largohet nga Cluji, transferohet në Turqi

GS 09/09/2024 1 Min. Lesezeit

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Arlind Ajeti do të jetë futbollisti i radhës që do të largohet nga skuadra e Clujit të Rumanisë.

Bëhet e ditur se Ajeti gjatë këtyre ditëve do të prezantohet te skuadra e re pasi Cluji tashmë ka marrëveshje me ekipin nga Turqia për shitjen e tij.

Ajeti do ta vazhdoj karrierën në kategorinë e dytë të Turqisë, pasi do të jetë pjesë e skuadrës së Bodrumit me të cilën pritet të firmos kontratë dyvjeçare.

Detajet e marrëveshjes mes klubeve nuk janë bërë të ditura, por thuhet se Cluji do të përfitoj rreth 1 milionë euro nga shitja e Sadikut, i cili të hënën mbrëma do të jetë në Bodrum për të kryer testet mjekësore.

Ajeti iu bashkua Clujit verën e shkuar dhe këtë sezon ka vetëm një paraqitje në kampionatin rumun për shkak se ka qenë i lënduar.

Ai ka kontratë deri në vitin 2025 me Clujin, ekip që javë më parë shkëputi kontratën me Armend Thaqin.

Teilen: