Wednesday, 12. August 2026
Sport

Sylvinho dhe Shqipëria gati për ndeshjen me Gjeorgjinë, kuqezinjtë “testojnë” “Air Albania”

GS 09/09/2024 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja shqiptare ka mbyllur me sukses përgatitjet për ndeshjen e dytë në Grupin B1 të UEFA Nations League ndaj Gjeorgjisë.

Pas konferencës zyrtare për shtyp të trajnerit Silvinjo dhe mesfushorit Kristjan Asllani, skuadra zbriti në fushë dhe kreu seancën e fundit stërvitore.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se grupi u stërvit i plotë. Të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Silvinjo për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë.

Seanca stërvitore e Kombëtares zgjati rreth një orë, duke provuar vendosje taktike dhe situata të ndryshme loje.

Ndeshja e dytë e Grupit B1 të UEFA Nations League, Shqipëri – Gjeorgji do të luhet nesër në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 20:45.

Teilen: