• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Babai i tij u godit me thikë, Yamal dhe familja e tij marrin vendimin drastik për jetën e tyre

10/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lamine Yamal dhe familja e tij kanë marrë një vendim drastik. Dhe kjo do të thotë se ata kanë vendosur të largohen nga lagja problematike e Rokafondas për të nisur një jetë të re në “Sant Joan Despi”, pranë qendrës sportive të Barcelonës dhe ku lojtari spanjoll kalon pjesën më të madhe të kohës.

Futbollisti 17- vjeçar që prej kësaj vere është bërë i pavarur dhe ka filluar të jetojë në një apartament shumë pranë fushës ku stërvitet Barça. Muajt e fundit Jamal ka kaluar në një dimension tjetër. Ai nuk është më lojtari i ri premtues nga “La Masía”. Ai tani është një nga lojtarët më të rëndësishëm në Barcelonë.

Në moshën 17- vjeçare, futbollisti i lindur në Mataro është një idhull për tifozët e Barcelonës, ata spanjollë dhe jo vetëm. Por sulmuesit dhe familjes së tij i kanë ndodhur edhe gjëra të pakëndshme. Më 14 gusht, babai i lojtarit, Munir Nasraui, u godit me thikë gjatë natës në lagjen Rokafonda, vendi ku jetonte familja e sulmuesit. Ky ishte momenti kur kupa është derdhur. Lamin Yamal, sipas gazetës “Sport”, sapo ka marrë apartamentin në Sant Joan Despi, ka tërhequr dhe familjen e tij.

Në këtë mënyrë, futbollisti i ri spanjoll është larguar nga ambientet e akademisë së klubit, ku jetonte vitet e fundit, për të pasur shtëpinë e tij. Sigurisht, me mbikëqyrjen e prindërve, pasi ai është ende i mitur.

Në këtë mënyrë, Lamine Yamal dhe familja e tij janë larguar nga lagja Rokafonda pas incidentit që mund t’i kishte kushtuar jetën babait të tij. Yamal është mburrur gjithmonë me Mataron në secilën nga deklaratat e tij publike, por është koha për të filluar një jetë të re në një shtëpi të re dhe më të sigurt.

Next Post

Kane frymëzohet nga CR7 dhe bëhet gati për paraqitjen e 100-të me “Tre luanët”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.