Dickson Ndiema, ish-partneri i vrapueses olimpike të Ugandës, Rebecca Cheptegei, vdiq në spital në Kenia, nga lëndimet e marra kur i vuri flakën atletes 33 vjeçare më 1 shtator, pasi e leu me benzinë.
Ndiema ishte shtruar në kujdesin intensiv me djegie mbi 30% të trupit të tij. Rebecca Cheptegei përfaqësoi vendin e saj, Ugandën, në Lojërat e fundit Olimpike në Paris, ku u rendit e 44-ta në maratonë.
Sipas policisë, Dickson Ndiema Marangach kishte hyrë në shtëpinë në qytetin e Endebess, Trans County, rreth orës 14:00, ndërsa atletja dhe fëmijët e saj ishin në meshë. Pas kthimit të tyre, Dikson i hodhi benzinë Rebekës duke i bënë më pas zjarrin, i cili gjithashtu u prek nga flakët./abcnews.al