• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shqipëria kërkon fitoren në “Air Albania”

10/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Shqipërisë po synon edhe fitoren e dytë në po aq ndeshje të luajtura në kampanjën e re të Ligës së Kombeve.

Pas fitores 2:1 ndaj Ukrainës, Shqipëria po kërkon triumfin edhe kundër Gjeorgjisë, me të cilën do të përballet në kuadër të xhiros së dytë të Grupit 1 të Ligës B të Ligës së Kombeve.

Dueli Shqipëri – Gjeorgji, luhet sot prej orës 20:45 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, i cili do të jetë i stërmbushur pasi ditë më parë janë shitur të gjitha biletat për këtë ndeshje.

Shqipëria, javën e shkuar triumfoi 2:1 ndaj Ukrainës në Pragë kurse Gjeorgjia fitoi 4:1 kundër Çekisë dhe të dyja kombëtaret i prijnë grupit me nga tri pikë.

Selektori i Shqipërisë, Sylvinho ka folur fjalë të mëdha për Gjeorgjinë në konferencën për shtyp, por tekniku brazilian ka insistuar se “kuqezinjtë” futen në fushë për fitore pasi do ta kenë edhe përkrahjen e madhe të publikut.

Krahas Sylvinhos, edhe mesfushori Kristjan Asllani që doli në konferencë, ka thënë se synimi i Shqipërisë në këtë përballje është fitorja dhe shkëputja në krye të grupit me 6 pikë pas dy ndeshjeve të luajtura në Ligën e Kombeve.

Shqipëria ka luajtur vetëm ndeshje miqësore me Gjeorgjinë prej vitit 2005 e tutje. Së fundmi, këto dy kombëtare u përballen në miqësoren e luajtur mars të vitit 2022, e cila përfundoi pa gola.

Si Shqipëria ashtu edhe Gjeorgjia, u paraqiten në Kampionatin Evropian “Gjermania 2024” të mbajtur muaj më parë.

Për dallim prej Shqipërisë që u eliminua në fazën e grupeve në “Euro 2024”, Gjeorgjia nuk avancoi përtej 1/8 së finales.

Next Post

Kevin De Bruyne kritikon ashpër bashkëlojtarët e tij tek Belgjika: Nuk po e japin maksimumin në ndeshje!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.