Pas fitores të marrë në transfertë ndaj Ukrainës, Kombëtarja shqiptare tashmë është gati për një tjetër sfidë. Kuqezinjtë do të përballen mbrëmjen e sotme ndaj Gjeorgjisë në stadiumin “Air Albania”.
Sfida e vlefshme për Ligën B të Nations League, do të startojë në orën 20:45. Një ndeshje që ka interes mjaft të lartë, diçka që e thonë dhe biletat e shitura, pasi tashmë janë “sold-out”.
Bazuar tek kuotat e basteve, Shqipëria është më favorite dhe ka kuotë 2.40, fitorja e Gjeorgjisë ka vlerë 3.00, ndërsa një barazim kuotohet me 3.00.
Kujtojmë që Kombëtarja jonë është pjesë e Grupit 1 të Ligës B. Përveç Ukrainës dhe Gjeorgjisë, Shqipëria ka në grup edhe kombëtaren e Republikës Çeke, të cilën e kishte edhe gjatë kualifikueseve të Euro 2024.
/GazetaBlic Sport/