SHQIPËRI-GJEORGJI 0-1
Shënues:
Kochorashvili 71′
Përfundon 0-1 sfida në “Air Albania”. Shqipëria ndonëse luan mirë, nuk arrin që të marrë pikë përballë Gjeorgjisë. Një gol nga distanca i Kochorashvilit në pjesën e dytë ndëshkon djemtë kuqezi. Shqipëria mbetet në kuotën e 3 pikëve, ndërsa gjeorgjianët shkëputen të vetëm në krye të grupit në kuotën e 6 pikëve.
90’ – Strakosha ndal një tjetër sulm të Gjeorgjisë, Chakvetadze godet rrezikshëm nga distanca, por gardiani kuqezi tregohet edhe njëherë i saktë.
88’ – Një gabim i Ismajlit i ka dhënë mundësinë Davitashvilit të shfaqet përballë Strakoshës, i cili tregohet i pakalueshëm.
71’ – Gjeorgjia kalon në avantazh, është Kochorashvili që ka mposhtur portierin Strakosha me një gjuajtje të fortë.
69’ – Gjeorgjia e rrezikshme, janë disa tentativa në zonën kuqezi, por në fund gjithçka mbetet në kornizën e një rasti të humbur.
63’ – Një mundësi e mirë për Shqipërinë, në zhvillimin e një goditje nga këndi, topi përfundon në këmbët e Bajramit, i cili nuk arrin të gjejë kuadratin me gjuajtjen e tij.
55’ – Kiteishvilli shfaqet rrezikshëm me një gjuajtje të fortë nga distanca, por që përfundon jashtë.
48’ – Pjesa e dytë nis me një mundësi për kuqezinjtë, me Asllanin që fiton një goditje dënimi në afërsi të zonës gjeorgjiane, por ekzekutimi nga ana e tij, pavarësisht se në një pozicion të volitshëm, është i gabuar.
Nis pjesa e dytë…
Mbyllet në barazim pa gola 0-0 pjesa e parë në “Air Albania”. Shqipëria është më kërkuese dhe ka rrezikuar disa herë portën e Gjeorgjisë, por pa arritur që të gjejë rrugën e rrjetës.
37’ – Hoxha provon me një gjuajtje nga distanca, por pa arritur të gjejë kuadratin.
36’ – Asllani kërkon të gjejë Manajn në qendër të sulmit, por topi devijohet para se të mbërrijë te sulmuesi kuqezi.
27’ – Gjeorgjia këmbëngul, fillimisht me Kvaratskhelia, gjuajtja e të cilit u bllokua nga Asllani, e më pas me Mikautadze, që nuk arriti të gjejë kuadratin.
16’ – Kiteishvili provon me një gjuajtje të fortë nga distanca, por pa arritur të gjejë portën e mbrojtur nga Strakosha.
12’ – Hoxha kërkon të bëjë gjithçka në mënyrë individuale, lëviz bukur, por gjuajtja e tij është mbi traversë.
3’ – Manaj shfaqet rrezikshëm në zonën gjeorgjiane pas asistimit të Hysajt, por në momentin e fundit është bllokuar nga mbrojtja.
1′ – Gjeorgjianët shkelmojnë të parët topin…
Ka nisur sfida në “Air Albania” mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve.