Në “Air Albania” u luajt ndeshja e dytë e Grupit B1 të Ligës së Kombeve mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë, shkruan Syri.net.
Gjeorgjia fitoi 1-0, duke marrë kreun e grupit me pikë të plota, ndërsa skuadra e Silvinjos pëson humbjen e parë, pas suksesit të arritur ndaj Ukrainës (2-1).
Përsa i përket takimit, pjesa e parë nuk pati gol, ndonëse kuqezinjtë u munduan më shumë dhe ishin më kërkues, duke dominuar në lojë.
Në fraksionin e dytë, janë miqtë që shënojnë një supergol me Kochorashvilin në minutën e 71-të.
https://streamin.one/v/7a4a4d97
Ky ishte dhe goli i vetëm i sfidës, që i dha gjeorgjianëve tri pikët.