• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Reijnders i rilindur, Milani me armë shtesë për ndeshjet e radhës

12/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Paulo Fonseka do të rigjejë shumë shpejt një Tijani Reijnders në formë të jashtëzakonshme. Titullar i padiskutueshëm me Holandën ai rrëmbeu skenën këtë herë në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve me 2 gola radhazi, një kundër Bosnjës dhe një tjetër ndaj Gjermanisë.

reijnders

Shumë vlerësime dhe komente pozitive për ish-lojtarin e AZ Alkmar, i cili me fanellën e kombëtares ka një lirshmëri për të shprehur futbollin që ka në këmbët e tij. Aty luan si një fantazist, pra numër 10-sh. Është një diferencë jo e vogël në krahasim me Milanin. Me fanellën kuqezi, në fakt i është dashur që të bëjë një tjetër rol dhe Pioli e përshtati për t’i dhënë një dorë skuadrës në prapavijë. Sigurisht që daljet e tij janë të shkëlqyera.

Ndoshta Fonseka mund të ketë mbajtur “shënime” dhe tani është në kërkim të riformatimit të Milanit, për të gjetur sa më shumë ekuilibër në të gjitha repartet. Në rast se do ta zbresë Reijndersin pas sulmuesit atëherë do të ketë një mbulim më të mirë të fushës. Holandezi duket se ka më shumë kualitet në krahasim me Loftus-Çik.

Për momentin përjashtohet mundësia e kalimit në një skemë 4-3-3 tek Milani. Në letër duket se është formacioni dhe moduli më i mirë dhe që mund t’i përshtatet skuadrës duke parë edhe lëvizjet që janë bërë në merkato. Mirëpo Fonseka ka ndërmend që t’u qëndrojë ideve të tij deri në fund. Milani është në një fazë të rëndësishme tani dhe sigurisht që Reijnders si një fantazist mund të marrë përdore ekipin për të ndërtuar aksionet. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë.

MORATA- Ditën e djeshme ka pasur lajme të mira nga infermieria, ku Alvaro Morata më në fund ka arritur që të bëjë stërvitje të plotë me grupin dhe do të jetë në listën e futbollistëve të grumbulluar për duelin e së shtunës kundër Venecias. Kuqezinjtë do të kërkojnë patjetër fitoren e parë në kampionat dhe kanë nevojë për të gjithë lojtarët sepse Fonseksa nuk po kalon moment të mirë.

Kampioni i Europës është një nga liderët tek të cilët shpresohet që të ndryshojë fatet e këtij sezoni të nisur në malore. Nuk dihet ende nëse Fonseka do t’i besojë një fanellë titullari, por është e vështirë nisur nga fakti që ka disa kohë pa luajtur. Ai mund të jetë gati për Liverpulin dhe Interin.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI – PANORAMASPORT.AL

Next Post

​Klopp refuzoi stolin e kombëtares së njohur

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.