• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Basketboll, hidhet shorti për Superligën e femrave

12/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Basketbollistet e Bashkimit do ta nisin mbrojtjen e titullit kundër skuadrës së Prishtinës, ka njoftuar Federata e Basketbollit të Kosovës.

Të enjten, është tërhequr shorti për sezonin 2024/25 në Superligën e femrave, që starton muajin tjetër, saktësisht më 11 tetor.

Qysh në xhiron e parë, do të kemi derbi pasi Bashkimi dhe Prishtina, janë rivalët më të mëdhenj vitet e fundit në basketbollin e femrave.

Bashkimi në dy sezonet e fundit, ka dominuar plotësisht duke e fituar “tripletën”, përfshirë titullin, kupën dhe Superkupën. Ndërkohë, Prishtina sezonin e fundit, triumfoi në Ligën Unike.

Edhe këtë sezon, Superliga e femrave do t’i ketë gjashtë skuadra dhe pritet të ketë rivalitet në parket.

Çiftet tjera të xhiros së parë, janë Peja 03 – Trepça dhe Junior 06 – Penza. Skuadra Junior 06, debuton në Superligën e femrave këtë edicion.

Sipas FBK-së, ky sezon pritet të jetë njëri prej më interesantëve në vitet e fundit. Të gjitha, skuadrat pothuajse janë forcuar me lojtare të huaja kurse para Superligës do të luhet turneu i Superkupës së Kosovës.

Next Post

Dy “fytyrat” e Kombëtares/ Fitore e madhe me Ukrainën dhe humbje e merituar me Gjeorgjinë. Kalendari nuk ndihmon kuqezinjtë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.