Monday, 18. May 2026
Sport

Xhudo, Loxha në gjysmëfinale të Grand Prixit

GS 13/09/2024 1 Min. Lesezeit

Xhudistja Flaka Loxha ka arritur në gjysmëfinale të turneut “Grand Prix” që po mbahet në Zagreb.

Loxha po paraqitet në kategorinë deri 57 kilogramë dhe tashmë ka realizuar dy fitore.

Në gjysmëfinale, xhudistja kosovare do ta ketë përball garuesen nga Kroacia.

Fillimisht, Loxha mposhti japonezen Hiyori Koga dhe pastaj izraeliten Maya Leopold.

Teilen: