• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kombëtarja humbet dy pozicione në FIFA, Kosova ngjitet me tre shkallë

13/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

FIFA, organizmi botëror i futboll ka publikuar të dhënat e fundit sa i takon renditjes së skuadrave kombëtare. Pas dueleve të Ligës së Kombeve, Shqipëria e gjen veten në vendin e 68-të në botë, duke humbur dy pozicione nga renditja e mëparshme.

Fitorja 1-2 me përmbysje kundër Ukrainës nuk ka ‘pirë ujë’ për statistikat, zhvlerësuar kjo nga humbja në Tiranë 0-1 kundër Gjeorgjisë. E janë pikërisht këta të fundit që pas fitores me Çekinë dhe Shqipërinë e shohin veten në pozicionin e 67-të duke përfituar tre vende më shumë.

Sa i takon Kosovës, ‘Dardanët’ ndodhen në pozitën e 103 në botë dhe kanë fituar tre vende. Paçka humbjes me Rumaninë në ‘Fadil Vokrri’, fitorja në udhëtim me Qipron 0-4 ka bërë që ekipi tjetër shqiptar të fitojë disa pozita.

Sa i takon kreut, Argjentina mban fronin e ndjekur nga Franca, Spanja, Anglia, Brazili, Belgjika, Holanda, Portugalia, Kolumbia dhe Italia.

Next Post

City “luan” në gjykatë/ Të hënën nis procesi për shkelje të “Fair Play Financiar”, dyshohet se ka shkelur rregullat në 115 raste

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.